Me themelues dhe drejtues gazetarin e njohur Marin Mema është një nismë që synon të promovojë vullnetarizmin dhe solidaritetin njerëzor.
Përmes punës së tij, ky fondacion do të ndërmarrë projekte dhe iniciativa bamirësie në drejtim të çështjeve me ndjeshmëri të lartë, që janë prezente në shoqërinë e sotme shqiptare, por njëkohësisht synimi i këtij fondacioni është edhe sjellja në vëmendje të publikut e rëndësisë së historisë, traditës dhe trashëgimisë së kulturës shqiptare, që shpesh nënvlerësohet, pavarësisht vlerës së saj të çmuar!
Pa njohur e ruajtur historinë, trashëgiminë dhe kulturën tonë nuk mund të ndërtojmë një të ardhme të denjë.
Gjatë karrierës së tij, Marin Mema ka arritur të fitojë një sërë çmimesh dhe nderimesh
Çmimi i parë për reportazhin “Avokatët e Djallit”, i shpallur si reportazhi më i mirë investigativ mbi vetëvrasjen e fëmijëve në Shqipëri
Gazetari më i mirë i vitit 2014, përzgjedhur nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
Akordim i titullit të Mirënjohjes nga Organizata “Albanian Roots”, SHBA
Njeriu i vitit 2015”, shpallur nga Fondacioni “Harpa”
Reportazhi mbi fshatin Malbardhë i ciklit “Shqipëria Tjetër” merr vendin e pestë mes 100 kandidaturave nga e gjithë bota për çmimin Jacques Chirac (Paris)
Çmimi “O sa mirë me qenë Shqiptar” nga shoqata e tifozave “Kuq e Zi”
Titulli “Hasan Prishtina”, dorëzuar nga Kryeministri i Kosovës, z. Ramush Haradinaj, Prishtinë
Çmim i mirënjohjes nga “Shoqata Çamëria”
Çmim i mirënjohjes nga “Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë” me motivacionin për promovimin e vazhdueshëm të vlerave autentike shqiptare dhe zbulimin e gjurmëve brenda dhe jashtë vendit
Çmim i mirënjohjes nga “Shoqata Kongresi i Bashkimit” në Manastir (Maqedoni e Veriut)
Gazetari i vitit nga gazeta “Koha Jonë” (rezultati i sondazhit të lexuesëve)
Ky fondacion do të ndërmarrë projekte dhe iniciativa bamirëse në drejtim të çështjeve me ndjeshmëri të lartë, që janë prezente në shoqërinë e sotme Shqiptare.
Fondacioni “Shqipëria Tjetër” mbështet çdo person që do të kontribuojë në projektet tona të ardhshme.