Me themelues dhe drejtues gazetarin e njohur Marin Mema është një nismë që synon të promovojë vullnetarizmin dhe solidaritetin njerëzor.
Përmes punës së tij, ky fondacion do të ndërmarrë projekte dhe iniciativa bamirëse në drejtim të çështjeve me ndjeshmëri të lartë, që janë prezente në shoqërinë e sotme shqiptare, por veçanërisht synimi i këtij fondacioni është sjellja në vëmendje të publikut e rëndësisë së historisë, traditës dhe trashëgimisë së kulturës shqiptare, që shpesh nënvlerësohet, pavarësisht vlerës së saj të çmuar!
Pa njohur e ruajtur historinë, trashëgiminë dhe kulturën tonë nuk mund të ndërtojmë një të ardhme të denjë.