Më 28 nëntor 2021, në qytetin e Shkodrës, u përurua busti i ri i rilindasit të shquar Pashko Vasa. Prej kohësh, busti i vjetër prej betoni ishte dëmtuar dhe shkatërruar plotësisht, deri në atë masë sa nuk dallohej më kujt i përkiste.
Ky projekt bëri të mundur zëvendësimin e monumentit të vjetër me një vepër të re artistike prej bronzi, realizuar me mjeshtëri nga skulptori Ardian Pepa. Busti i ri vjen si një homazh dinjitoz ndaj figurës së Pashko Vasës dhe trashëgimisë së tij atdhetare.
Kostoja totale e projektit, 9 mijë euro.