Janë zhvilluar 68 takime me të rinjte në universitete e gjimnaze kudo në vend në hapsirën mes viteve 2024 – 2025 Nga Tirana e Kamza, në Elbasan, Durrës, Shkodër, Ersekë, Lushnje e Kavajë, Korçë, Pogradec, Dibër, Burrel, Lezhë e me rradhë.
Është një formë e drejtëpërdrejtë për të bashkëbiseduar me të rinjtë, për t’u dhënë mbështetje! Vlerat e vërteta, ndershmëria e pasioni, puna e vullneti, respekti e mirësia janë pasuri që duhet të formësojnë udhën e së ardhmes!
Është koha që rinia shqiptare të gjej besimin, të shkundë pluhurin e një realiteti të vështirë e të reagojë për gjithçka nuk shkon siç duhet! Kemi nevojë për një rini të fortë që sot për fat të keq gjithnjë e më shumë po largohet. Forca e rinisë është forca e një Kombi!
E di që shumë ndoshta nuk e kuptojnë… Nuk kuptojnë përse shpenzoj kohë nga jeta ime, nga puna ime, nga gjërat e mia për t’u takuar kudo me të rinjtë… Nuk më kuptojnë sepse sot, idealizmi shpesh quhet i vdekur, i tejkaluar apo jashtë mode! Kushdo ka mendimin e tij!
Unë e ndjej si detyrim ndaj vendit tim, ndaj të ardhmes së tij, ndaj të gjithë atyre prindërve, gjyshërve që kanë sytë me lot, ndaj atyre të rinjve që duan të ecin përpara plot me pasion e dëshirë! Sa të mundem do ti mbështes! Nuk do të ndalem!
Takimet do të vijojnë kudo!