Projektet

Projekt

Përurimi i bustit të ri të Pashko Vasës në Shkodër

2021

Jemi krenarë që pas iniciativës së marrë, u inaugurua në Shkodër busti i ri i poetit dhe një ndër kolosëve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Pashko Vasës.

Prej kohësh gjendja e bustit të tij nuk e nderonte siç duhej emrin dhe veprën e këtij atdhetari, ndaj dhe me mbështetjen e shqiptarëve të thjeshtë Fondacioni “Shqipëria Tjetër” mblodhi fondet e nevojshme për të realizuar një bust dinjitoz në bashkëpunim me USA – Albanian Society.

Projekt

Kompleksi memorial “Lufta e Mashkullorës”

Më 20 mars 2022, pranë fshatit Mashkullorë në Gjirokastër, u inaugurua një kompleks i vërtetë memorial për të nderuar dhe përkujtuar betejën e Mashkullorës. Kjo betejë, e cila pasoi ekzekutimin e komandantit osman të Gjirokastrës, u zhvillua në mars të vitit 1908 ndërmjet çetës së Çerçiz Topullit dhe Mihal Gramenos, nga njëra anë, dhe trupave osmane, nga ana tjetër.

Projekt

Surreli 1991 - Stërvitja e Parë Sekrete për Lirinë e Kosovës

Në repartin ushtarak në zonën e Surrelit, në dimrin e vitit 1991, zbritën grupet e para me shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët u stërvitën nga oficerët e ushtrisë shqiptare. Këtu u zhvillua gjithçka… U stërvitën dy grupe, mes të cilëve emra legjendarë të luftës shqiptare në Kosovë: Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Sali Çekaj, Ilaz Kodra e të tjerë.

Projekt

Shtatorja e Mbretëreshës Teuta

2022

Në vitin 2022 nisi projekti për ngritjen e një shtatoreje madhështore kushtuar Mbretëreshës Teuta, një prej figurave më të rëndësishme të historisë së lashtë ilire dhe simbol i forcës dhe dinjitetit kombëtar.

Dëshiron të bëhesh vullnetar?

Fondacioni “Shqipëria Tjetër” mbështet çdo person që do të kontribuojë në projektet tona të ardhshme.